Flash News

KRYESORE

Ministrja zbulon se Rama po luan me tezën e mosrikandidimit të Veliajt: Gjithçka është thashethemnajë mediatike

Ministrja zbulon se Rama po luan me tezën e mosrikandidimit të

Në daljet e fundit mediatike, kryeministri Rama ka krijuar përshtypjen se kryebashkiaku Erion Veliaj mund të mos rikandidohet nga Partia Socialiste për një mandat të dytë.

Kështu, i ftuar më 19 prill në emisionin “Real Story” në Vizion Plus, Rama u shpreh qartë se nuk ka vendosur ende për Veliajn, pasi ky është një vendim që do të merret nga strukturat e partisë në momentin e duhur, shkruan Politiko.al

Gjithsesi, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u shpreh e bindur në emisionin “Repolitix” në Report Tv se Veliaj do të rikandidohet nga PS-ja, pasi e meriton.

“Z.Veliaj, sipas të gjitha sondazheve, sipas mbështetjes që ka nga qytetarët, punën e vet të palodhur, i ka të gjitha arsyet dhe meritat për të qenë kandidati i ardhshëm i Tiranës".

Ndërsa e pyetur rreth zërave që flasin për një krisje të marrëdhënieve mes Veliajt dhe Ramës, Xhaçka tha se “gjithçka është thashethemnajë mediatike”.

Të fundit