Flash News

KRYESORE

Minoriteti bullgar, kryeministri Borisov: Arritje historike; do mbështesim integrimin e Shqipërisë

Minoriteti bullgar, kryeministri Borisov: Arritje historike; do mbështesim

Zyrtarët më të lartë Bullgarisë kanë reaguar pas vendimit të Parlamentit të Shqipërisë për të njohur tetë minoritete, përfshi atë bullgar.

Kryeministri Boyko Borisov e ka konsideruar me “rëndësi historike për Bullgarinë” njohjen e minoritetit nga Tirana, ndërsa ka falënderuar homologun Edi Rama për mbështetjen. Ai u shpreh i gatshëm të mbështesë integrimin në BE-së, pasi siç tha, sheh te Shqipëria një partner të vërtet dhe mik të afërt.

“Kemi bërë përpjekje të jashtëzakonshme diplomatike për të arritur këtë sukses dhe të mbrojmë të drejtat e bullgarëve që kanë pjesë e formimit të popullit tonë, por që mbetën jashtë kufijve modernë. Falënderoj mikun tim, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilit i bërë kërkesën, dhe ai respektoi premtimin e tij se Shqipëria nuk do të dëmtonte interesat e komunitetit bullgar. Falënderoj gjithashtu të gjithë ata që kanë punuar përgjatë viteve që kjo të ndodhte. Bullgaria do të mbështesë integrimin evropian të Shqipërisë, tek e cila ne shohim një partner të vërtet dhe mik të afërt”, ka deklaruar Borisov.

Për të njëjtën çështje ka reaguar edhe ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva: “Tani, pas shumë vitesh, drejtësia historike është rivendosur. Kemi bërë shumë përpjekje. Gjëja më e rëndësishme në një vend demokratik, i cili kërkon të bëhet anëtar i BE-së, është të mos pengojë njerëzit të identifikohen në rastet kur ndihen bullgarë dhe kanë fakte historike për këtë”.

Të fundit