Flash News

KRYESORE

Minxhozi: Presidenca e OSBE-së detyrë shumë e vështirë

Minxhozi: Presidenca e OSBE-së detyrë shumë e vështirë

Analisti Skënder Minxhozi mendon se kryesimi i OSBE-së nga Shqipëria është një detyrë e vështirë dhe ai do të dëshironte që shqiptarët të kishin një presidencë normale.

“Unë do doja që si shqiptarë të kishim një presidencë normale. Do doja që ky triumvirati, kryeministri si ministër i Jashtëm, ministri në detyrë dhe Bushati si i dërguar i posaçëm të jetë një elementë force. Nga ana tjetër do thosha që është një detyrë shumë e vështirë për disa rrethana specifike. Rama shkoi në Kiev, do të shkojë dhe në Moskë. Krimeja ka atë status dhe do të thotë të kërcesh në tehun e briskun. Rusia ka pasur dy deklarata zyrtare që si kryeministri dhe kjo parti ka elementë terroristë.

Do të thotë është shumë kurioze të shihet si do komportohet kjo presidencë në raport me këto ngjarje. Uroj që në deri në dhjetor të mbahen frenat e presidencës siç duhet”, tha Minxhozi në “Real Story”.

Të fundit