Flash News

KRYESORE

Miqësia e konsoliduar me Ramën dhe Veliajn, aktori Paja: Kam shoqëri me status, nuk qëndroj me njerëz që s’kanë investuar në jetë

Që prej ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste në vitin 2012, aktori Gazmend Paja ka qëndruar pranë figurave kryesore të mazhorancës, si kryeministrit Rama dhe kryabashkiakut Veliaj.

Benefitet e pushtetit si duket ndikuan edhe në karakterin e Pajës, i cili hera herës u shfaq mjaft arrogant në daljet publike. Këtë fakt e ka pranuar edhe vëtë aktori i Portokallisë, i cili në një intervistë për emisionin “Thumb” më prill të vitit 2017 u shpreh se ai shoqërohet vetëm me njerëz me pozitë ose që jenë përpjekur për të bërë një lloj investimi në jetë, përndryshe s’mund të humbasë kohë.

“Po sa vij e rritem, klasifikoj rrethin tim, që domethënë jam kërkues edhe për një shoqëri jo shumë të fortë, por që të ketë një lloj statusi ose të jetë përpjekur për të bërë një lloj investimi në jetë, përndryshe s’mund të humbas kohë. Kur bëhet fjalë për punën, gjënë që dua më fort, për të cilën kam sakrifikuar shumë, sigurisht që do të kërkoj të luajmë në të njëjtën fushë.Në qoftë se ti vjen nga një kategori tjetër, sigurisht që unë minimumi do të tërhiqem. Kur ti nuk do të tërhiqesh, sigurisht që edhe unë do të kem reagimet e mia”, pati theksuar ndër të tjera aktori.

Resorti në Dhërmi dhe roli i Gaz Pajës. A është aktori sekseri i ‘investimit strategjik’, dhe arsyeja pse u angazhua fort në luftën për Teatrin në krah të Veliajt?

[caption id="attachment_176616" align="alignnone" width="800"] Aktori Gaz Paja duke folur në emisionin 'Thumb' në ABC News në prill të vitit 2017[/caption]

Të fundit