Flash News

KRYESORE

Miqësorja e solidaritetit, FSHF: Në Tiranë vijnë Zambrotta dhe Perrotta

Miqësorja e solidaritetit, FSHF: Në Tiranë vijnë Zambrotta

Një event futbolli dhe muzike për tërmetin e 26 nëntorit do të zhvillohet më 10 janar në stadiumin e ri të kombëtares, "Air Albania". Skuadrat përfaqësuese (jo aktuale) të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë do të zbresin në fushë dhe të ardhurat nga biletat do të dhurohen të gjitha si ndihma për familjet që vuajtën pasojat e tundjes së frikshme të tokës.

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se Zambrotta dhe Perrotta, kampionë të botës në 2006, dhe Hasan Şas, një nga liderët e Turqisë në Botërorin e vitit 2002, do të jenë të pranishëm.

FSHF do ta mbështesë këtë aktivitet, ndërkohë që nismëtare është Sindikata e Futbollistëve, me në krye ish-lojtarin e kombëtares kuqezi, Andi Lilën. Në "Air Albania" nuk do të ketë vetëm futboll, por edhe spektakël me këngëtarë të ndryshëm të muzikës shqiptare.

Të fundit