Flash News

KRYESORE

Miqësorja/ Shpresat të pafuqishme ndaj Francës, munden me poker golash

Miqësorja/ Shpresat të pafuqishme ndaj Francës, munden me poker

Shqipëria U 21 e pati të pamundur që t’i bënte ballë Francës në miqësoren e luajtur mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi u mundën me rezultatin 4-0.

Që në nisje të sfidës, “Gjelat” mësynë portën e kuqezinjve në përpjekje për të shënuar. Por kuqezinjtë e rinj u mbrojtën mirë deri në minutën e 43, kur rezultati u zhbllokua pas një penalltie.

Shehu ndërhyri gabim dhe nga 11 metra, Guiri mposhti Selmanin.

Në pjesën e dytë, Shqipëria u fut në lojë me një ekip ndryshe, pas tekniku Bushi bëri disa ndërrime.

Eduardo shënoi golin e dytë në të 78’pas një ngatërrese të Mersinajt në zonë. Në minutën e 89-të, Franca shënoi sërish me Eduardon.  Goli i katërt erdhi në minutën e parë shtesë, me kokë nga goditja e dënimit me autor Zagadun.

Të fundit