Flash News

KRYESORE

Miqësorja Shqipëri-Norvegji, mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë

Miqësorja Shqipëri-Norvegji, mbyllet në barazim pa gola pjesa e

Update/Kuqezinjtë u mundën me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë, ku Strakosha bëri disa pritje fantastike që rrezikuan portën. Golin e fitores për norvegjezët e shënoi Rosted në minutën e 71’.

90+4' Mbyllet takimi në rezultatin 1-0 në favor të Norvegjisë

90' Arbitri i katërt akordon 4 minuta shtesë

90' Kundërsulm i shpejtë i Norvegjisë, por Strakosha ndal goditjen e Elyonoussi.

69′ Momente të mira për kuqezinjtë. Ajeti gjuan drejt portës, por mbyll mbrojtja, duke shpëtuar portën. Vazhdon aksioni, topi shkon tek Xhaka me mesfushorin që lëshon një të djathtë potente, por mbi kuadrat.

68' Gabime në mbrojtjen kuqezi. Rosted kalon në avantazh Norvegjinë

64′ Dy zëvendësime për Shqipërinë. Largohet Hysaj në vendin e tij Lika, largohet Sadiku në fushë Andi Lila.

50' Raste të mira për Norvegjinë, mbyll Ajeti dy herë.

46′ Pjesa e dytë nis me zëvendësim për Shqipërinë. Largoher Roshi, në vendin e tij Balaj. Shiritin e kapitenit e merr Mavraj.

45' Nis pjesa e dytë në "Elbasan Arena" 

 Pjesa e parë e miqësores mes Shqipërisë dhe Norvegjisë, ku topi u dominua nga miqtë edhe pse nuk arritën të shënonin, u mbyll me rezultatin 0-0.

45+1' Mbyllet pjesa e parë.

40’ Ajeti ka bërë një ndërhyrje vendimtare duke larguar një top dy metra larg portës i cili nëse devijohej nga Johnesen me shumë mundësi do të përfundonte gol.

34’ Grezda futet bukur në zonë duke dhënë një top në qendër por aty nuk gjendet askush për të goditur drejt portës

29’ Mohamed El Younussi godet nga shumë afër portës por Strakosha tregon reflekset duke shpëtuar portën nga një rast shumë i rrezikshëm.

25’ El Younussi gjuan nga brenda zone, por goditja shkon shumë larg portës.

23’ Shqipëria lëviz bukur në sulm me Roshin, Sadikun dhe Xhakën, por është ky i fundit që nuk kroson siç duhet në zonë.

16′ Norvegjezët bëjnë 3 tentativa radhazi në zonën tonë por Mavraj dhe Ajeti largojnë rrezikun.

14’ Grezda fut një top të ulët në zonë por mbrojtja norvegjeze është vigjilente duke mos e lënë të shkojë te Sadiku.

10’ Strakosha bën një dalje jo shumë të sigurt. Topi devijohet te kundërshtarët por nuk arrijnë të godasin.

8’ Një tjetër moment i rrezikshëm në portën tonë. Fatmirësisht Mohamed Elyuonusi nuk arrin të kontrollojë topin.

3’ Johanson shumë pranë golit. Një gabim i Ajetit në mesfushë dhe lojtari i Norvegjisë avancon duke konkretizuar me një goditje, që fatmirësisht përfundoi jashtë porte.

 

Të fundit