Flash News

KRYESORE

“Miqtë e Taulant Ballës, të dalë nga burgu, kërcënojnë dhe gjakosin biznesmenin”

“Miqtë e Taulant Ballës, të dalë nga burgu,

Edhe sot, ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me denoncimet e tij, nëpërmjet postimeve në rrjetin social facebook, Denoncimi i radhës vjen nga një qytetar dixhital për kërcënimin dhe dhunimin e një biznesmeni në Përrenjas.

Berisha thotë se banditët e pushtetit fitojnë tenderët me qytë të revoles, ndërsa qytetari dixhital shkruan se dy persona, duke përmendur edhe emra që kanë qenë në burg dhe janë liruar kanë kërcënuar dhe goditur një biznesmen për t’i marrë një tender të fituar prej tij.

STATUSI I BERISHËS:

Ja sesi banditët e pushtetit fitojnë tenderët me qytë të revoles!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

“Doktor të përshëndes! Parmbrëmë miqtë e Taulant Ballës, Leonard Llapushi nga Përrenjasi, i dalë nga burgu para zgjedhjeve, dhe Fadil Tërnava nga Bulqiza edhe ky i dalë nga burgu para ca vitesh, i dënuar për vrasje, kërcënojnë dhe godasin duke gjakosur me qytë pistolete biznesmenin Gëzim Balla, për t’i marrë këtij të fundit tenderin për shfrytëzimin e mineralit në zonën e Katjelit, tashmë të fituar nga ky.”

Berisha fb

Të fundit