Flash News

KRYESORE

Mirabelli jashtë Milanit, kuqezinjtë kërkojnë Igli Taren si drejtor

Mirabelli jashtë Milanit, kuqezinjtë kërkojnë Igli Taren si

Pas kalimit të pronësisë nga kinezët tek amerikani Elliot, ekipi i Milanit po i nënshtrohet ndryshimeve të mëdha.

Kuqezinjtë janë venë në lëvizje për një drejtor të ri sportiv, pasi Mirabeli do të jetë jashtë Milanit sapo klubi të ketë arritur një marrëveshje më një drejtor të ri.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat italiane, një ndër pretendentët për drejtor të “Djallit”, është edhe Igli Tare, aktualisht drejtor sportiv i ekipit të Lazios.

Ndërkohë si pretendent janë shtuar në tavolinë edhe emra të tillë si Cristiano Giuntoli apo Ariedo Braida.

Të fundit