Flash News

KRYESORE

Miratimi i demarkacionit s’mjafton për liberalizimin e vizave, zyrtari europian: Kosova ende shumë punë për të bërë

Miratimi i demarkacionit s’mjafton për liberalizimin e vizave,

Pas dy viteve përplasjesh dhe mosmarrëveshjesh, parlamenti i Kosovës miratoi demarkacionin me Malin e Zi me 80 vota pro, i cili ishte minimumi i mundshëm.

Ndonëse ky ishte kushti i vetëm nga Bashkimi Europian për liberalizimin vizave për Kosovën, shpresat e qytetarëve janë thyer nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Ky i fundit, pasi uroi politikanët paralajmëroi se duhet ende punë që t’u hapet drita jeshile qytetarëve të Kosovës për të lëvizur lirshëm në zonën Shengen.

 “Më lejoni që të filloj së pari duke uruar Kosovën për vendimin e djeshëm, i cili është një vendim i vështirë sepse na çon drejt asaj që kryesisht ne ndërkombëtarët dhe përfaqësuesit e institucioneve shtetërore të Kosovës janë këtu, e jo që të shohin diçka si ajo që pashë unë në mesditën e djeshme, gazi lotsjellës i hedhur në përfaqësimin më të lartë politik të këtij vendi por që të punojnë për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës. Dhe pikërisht kjo është ajo me të cilën ka të bëjë ky event lansues. Sa i përket liberalizimit të vizave ka ende punë për t’u bërë”, tha ai.

Të fundit