Flash News

KRYESORE

Miratimi i fletëve të votimit, KQZ mblidhet nesër, opozita nuk regjistrohet

Miratimi i fletëve të votimit, KQZ mblidhet nesër, opozita nuk

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet nesër në orën 11:00 për të miratuar fletët e votimit për zgjedhjet parlamentare te 18 qershorit.

Pritet që të jenë 15 parti që do kenë emrin e tyre në fletë, por asnjë prej tyre nuk do jetë nga opozita. Sot është afati i fundit i regjistrimit për opozitën, pavarësisht se data e regjistrimit është shtyrë disa herë.

Lulzim Basha riktheksoi nga çadra se opozita nuk regjistrohet në zgjedhje pa krijimin e qeverisë teknike që do të garantojë votën e lirë. Nëse i qëndron këtij vendimi deri në orën 24:00, atëherë KQZ do të zyrtarizojë zgjedhjet e 18 qershorit pa opozitën.

Duke filluar nga nesër, PD dhe aleatët mund të marrin pjesë në zgjedhje vetëm nëpërmjet një marrëveshje politike me mazhorancën për shtyerjen e datës së votimit.

Të fundit