Flash News

KRYESORE

Miratimi i 'anti-KÇK', PD sulmon Ramën: Nuk ka luftë kundër krimit, ka nxjerrë nga burgu kriminelët më të rrezikshëm

Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka reaguar pas miratimit të paketës  anti-KÇK.

Në një postim në Facebook, Bardhi shprehet se ky ligj do dështojë, siç dështoi ‘Forca e Ligjit’, duke arsyetuar se në krye të qeverisë qëndron krimi i organizuar.

Ai akuzon Ramën se ka nxjerrë nga burgu kriminelët më të rrezikshëm, ndaj nuk mund të luftohet krimi.

Që do të zbatojë Edi Rama ndonjë ligj që godet krimin e organizuar, është si të besosh se hijena do të bëhet vegjetariane. 🙈Sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh. “AntiKÇK” ka për të dështuar, siç dështoi “Forca e ligjit”, sepse në krye të qeverisë është ortaku i krimit të organizuar. 👎  Me Edi Ramën kanë dalë jashtë burgut kriminelët më të rrezikshëm. Me Edi Ramën, Shqipëria është shndërruar në bazë operacionale për krimin e organizuar. Me Edi Ramën nuk ka për të patur luftë kundër krimit. Ka vetëm propagandë dhe bashkëqeverisje me krimin e organizuar”, shkruan Bardhi.

Të fundit