Flash News

KRYESORE

Miratimi i ligjit për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve, Meta akuza Kuvendit: Preku në mënyrë tinëzare ligjet e Reformës në Drejtësi

Miratimi i ligjit për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve, Meta

Presidenti Ilir Meta, në konferencën e përjavshme për mediat, përmendi se Kuvendi ditën e djeshme miratoi dy ligje, për një prej të cilëve tha se ështtë antikushtetues.

Duke folur për miratimin e ligjit për disa ndryshime në statusin e Gjyqtarëve dhe prokurorëve, Meta tha se ky ligj i heq të drejta dhe kompetenca presidentit. Ai e cilësoi një vendim tinzar dhe nje partiak nga ana e Kuvendit.

“Dje Kuvendi miratoi dekretin e presidentit për kthimin për rishqyrtim, për Gjykatën Kushtetuese. Ky është ai dekret që pata kënaqësi që ta nënshkruaja, para manifestimit në bulevardin Dëshmorët e Kombit në 2 mars. Pranimi i këtij dekreti, provon qartë se maxhoranca u detyrua që të pranojë fuqinë e popullit. Përshëndes Komisionin e Venecias, që me raportin e saj i dha të drejtë Presidentit. Betimi i gjyqtarit do të duhet të bëhet para Presidentit të Republikës. 

Veprimi për të ndryshuar procedurën, ishte antikushtetues. Në të njëjtën ditë, ku vëmendja ishte e përqendruar tek një çështje zhurmëmadhe, Kuvendi u soll krejt ndryshe me ligjin tjetër, për disa shtesa për statusin e Gjyqtarëve dhe prokurorëve. Përmes këtij ligji, Kuvendi preku në mënyrë të njëanshme, ligjet e reformës në drejtësi dhe veproi krejt ndryshe. Përmes këtij ligji, Kuvendi i hoqi të drejtën Presidentit. Ky kuvend i ndau gjyqtarët në 3 kategori. Përmes këtij ndryshimi të ligjit, shkelet integriteti i Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë është kompetente për zgjedhjen e Gjykatës Kushtetuese. Si ngritja e gjykatës së lartë, dhe asaj Kushtetuese, janë dy nga kushtet e BE dhe Bundestagut”, tha Meta.

Të fundit