Flash News

KRYESORE

Miratimi i ligjit për Teatrin, reagon deputeti i PD: Parlamenti që ha turpin me kartona

Miratimi i ligjit për Teatrin, reagon deputeti i PD: Parlamenti që ha

Pas votimit të ligjit për Teatrin në Kuvend, ka ardhur dhe reagimi i parë nga opozita. Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin  social “Facebook” duke shkruar se Parlamenti e ka ngrënë turpin me kartona.

Postimi i Boçit:

Parlamenti që ha turpin me kartona.

Votimi i ligjit special për t’i dhënë pronën publike një klienti dhe për të shembur teatrin, dëshmoi dhe njëherë degradimin moral dhe politik “të tufës” mazhoritare.

Kanë kohë që turpin këta e kanë ngrënë me bukë.  Tani po e ripërtypin dhe me kartona.

Një rreshtim i neveritshëm ky i përfaqësuesve që të vetmin përfaqësim, kanë aferën e rradhës së Ramës së tyre.

Parada e kartonave që shembin historinë është shembulli më i keq i një politike që varros vlerat kulturore dhe grabit vlera monetare.

Nuk di sa ndërgjegje ngel tek dikush që përdor votën si të ishte letër higjenike e kryetarit.

Demokracia do ishte më e lumtur pa këtë soj parlamenti.

Lavdi parlamentit të ripërtypsëve!!!!

Të fundit