Flash News

KRYESORE

Miratimi i marrëveshjes, zyrtari i DASH: Hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur

Miratimi i marrëveshjes, zyrtari i DASH: Hap i rëndësishëm

Ambasadori për çështje të Evropës dhe Euro-Azisë ,Philip Reeker, ka mirëpritur marrëveshjen e miratuar sot në kuvend, teksa thekson se Shtetet e Bashkuara mbështesin reformën zgjedhore në Shqipëri si dhe procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Reeker e komentoi marrëveshjen nëpërmjet një telekonferencë me gazetarë në Bruksel, ndërkohë që ka vlerësuar ambasadoren Yuri Kim, e cila sipas tij ishte në gjendje të ndihmojë shqiptarët që të lëvizin në drejtimin e duhur.

“E mirëpresim marrëveshjen si një hap të rëndësishëm në drejtimin e duhur. Jemi të kënaqur që ambasadorja (Yuri) Kim ishte në gjendje të ndihmojë shqiptarët që të lëvizin në drejtimin e duhur. Shqipëria është aleate e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ka bërë një rrugë të gjatë nëpër vite. E dini se kam qenë i përfshirë në atë pjesë të botës për një kohë të gjatë. Ne duam të shohim zhvillime pozitivë ne Shqipëri dhe është me rëndësi që po shohim reformën zgjedhore, është me rëndësi që të gjitha palët e spektrit politik marrin pjesë në institucione. Kjo është demokracia dhe në do të vazhdojmë të angazhohemi, të monitorojmë dhe të inkurajojmë të gjitha palët”, tha Reeker.

Ai gjithashtu  theksoi historinë e gjatë të përfshirjes në rajon dhe në këtë kuadër shprehu mbështetjen për procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Të fundit