Flash News

KRYESORE

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese, Përparim Kabo: Politikanët janë konsumuar, shpresa tek vota e emigrantëve

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese, Përparim Kabo: Politikanët

Ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë implementimit të listave të hapura dhe ndryshimit të koalicioneve parazgjedhore u miratuan dje në parlament me 106 vota pro.

Profesori Përparim Kabo, i ftuar në ‘Top Talk’ thotë se ndryshimet e kryera nuk janë çelësi i zgjidhjes. Ai nuk beson te politikanët, duke argumentuar se tashmë janë konsumuar.

Sipas tij zgjidhja qëndron tek vota e emigrantëve, të cilët të gjithë bashkë bëjnë diferencën.

“Unë do të thoja që, sido që të jenë zgjedhjet, këta faktorë politikë që janë sot në lojë, këta njerëz që drejtojnë këto parti politike janë konsumuar. Ndaj çfarëdo që thonë nuk bind.

 Këta u provuan me sistemin ekzistues dhe prodhuan një parlament që u detyrua më pas që në mes të sesionit parlamentar të hartonte një ligj për dekriminalizmin. Pra kriminelët kishin shkuar në parlament, me aprovimin e kryetarit të partisë dhe forumeve partiake. Si të votoëj njeriu, për një njeri që nuk e dinë se për kë voton, por voton për kryetarin e partisë, po kryetaret e partisë mua ndoshta nuk më pëlqen fare, madje më krijon bezdi.

 Ndërsa personi konkret, nëse e njoh dhe ja di dosjen personale, më jep besueshmëri që ta votojë. Ne kemi nevojë për të emancipuar edhe zgjedhësit, të cilët në dy llogore janë ndarë në dy partitë kryesore. Unë mendoj që shpëtimi do të vij nga mërgata, nga emigracioni, pjesëmarrja e tyre në zgjedhje, ata janë me shumicë. Vetëm ata mund ta ndryshojnë trendin e zhvillimit demokratik dhe zgjedhjet në Shqipëri”, tha profesori Kabo.

Të fundit