Flash News

KRYESORE

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese; Yuri Kim dhe Soreca i shkojnë Bashës në zyrë, diskutime në selinë blu

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese; Yuri Kim dhe Soreca i shkojnë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, dhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Luingi Soreca, kanë zhvilluar një takim pak minuta më parë në selinë blu me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Takimi vjen vetëm pak orë pas votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend nga mazhoranca dhe opozita parlamentare. Ndërsa në fokus të diskutimit përreth 30 minuta mes palëve mendohet të ketë hapja e pjesshme të listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Kujtojmë se, kryedemokrati Basha ka reaguar ashpër pas votimit në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese, duke u shprehur se ato nuk janë të detyrueshme për opozitën.

“Ndryshimet e njëanshme pa konsensus me opozitën në shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit e 14 janarit janë të papranueshme, nuk janë të detyrueshme për opozitën e aq më pak për qytetarët. Akti i sotëm nuk e ndal dot ndryshimin, ai thjesht tregoi edhe një herë fytyrën e autokratit të tmerruar nga ndëshkimi që e pret”, është shprehur më herët gjatë ditës së sotme Basha.

Ndërkaq, për t’ju përgjigjur Bashës, Rama tha se kryedemokrati u nxitua me vendimin për të refuzuar ftesën për t'u ulur në tryezë për të integruar ndryshimet kushtetuese për listat dhe koalicionet në Kodin Zgjedhor. E ndërsa e ftoi atë sërish që të reflektojë, duke i bërë edhe një paralajmërim se nuk do ta presë gjatë.

Ambasada e SHBA, në një reagim më herët, u shpreh e keqardhur që ndryshimet kushtetuese të bëra pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare, ndërsa i bëri thirrje këtyre të fundit që të vijojnë pjesëmarrjen në Këshillin Politik.

Sot Kuvendi vendosi pro ndryshimeve kushtetuese, ndërsa me 106 vota pro, ka miratuar hapjen e listave.

Të fundit