Flash News

KRYESORE

Miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, BE 'mësyn' në Tiranë; Varhelyi takime me krerët e shtetit dhe fjalë në Parlament

Miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, BE 'mësyn' në

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, do të vizitojë Tiranën ditën e nesërme. Lajmi për vizitën e Varhelyi bëhet me dije një ditë pas votimit nga parlamenti të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Komisioneri Evropian për Zgjerimin pritet të zhvillojë takime me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Basha. Ndërkaq, mësohet se gjatë vizitës së tij, ai do të mbaj edhe një fjalim në Kuvend. Komisioneri për Zgjerim do të takojë gjithashtu edhe drejtuesit e vettingut.

"Oliver Varhelyi  do të vizitojë rajonin këtë javë për të prezantuar Raportet Vjetore ËB6 & Planet Ekonomike / të Investimeve. Ai do të jetë në Tiranë - në orën 7.10 pasdite, ku do t'i drejtohet Parlamentit dhe të takohet me Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Ai gjithashtu do të takohet me kryetarin  e PD-së Lulzim Basha dhe organet e vettingut", shkruan Soreca.

Kujtojmë se, situata politike në vend është përkeqësuar edhe më tepër pas kalimit me 97 vota pro të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Ky veprim i mazhorancës, i ndërmarrë në mënyrë të njëanshme pa bashkëpunimin e opozitës jashtëparlamentare, nuk është mirëpritur as nga faktori ndërkombëtar.  Ambasadorët u shprehën të keqardhur, për mos arritjen e një konsensusi mes palëve politike përpara votimeve në Kuvend.

Të fundit