Flash News

KRYESORE

Miratimi i projektligjit për teatrin, mazhoranca nuk tërhiqet: Votimi ishte i rregullt

Miratimi i projektligjit për teatrin, mazhoranca nuk tërhiqet: Votimi

Sekretariati për votim në Kuvend e ka cilësuar si të vlefshëm votimin e projektligjit që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, i cili u miratua në seancën plenare të së enjtes.

Sekretariati u mblodh paraditen e sotme pas kërkesës së bërë nga opozita e cila pretendonte se në votim rezulton edhe vota e deputetit Vangjel Tavo i cili nuk ishte i pranishëm në sallë.

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Sekretariatit mësohet se janë shqyrtuar pamjet e votimit të seancës së kaluar.

Të fundit