Flash News

KRYESORE

"Miratohen 5,191 paga lufte për muajin qershor", Rama: Mbështetja prej rreth 135 mln lekësh do mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR

Qeveria shqiptare ka miratuar 5,191 paga lufte për muajin qershor për punonjësit dhe të larguarit nga puna në Transportin Rrugor të Udhëtarëve.

Lajmin e bën me dije kryeministri Rama, ku përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë ka shprehur solidaritetin për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve, duke qenë se nisën aktivitetin me vonesë.

“Kjo mbështetje prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!”, thekson Rama.

Njoftimi i plotë:

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️

👐🏿 SOLIDARITET për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor🤝

QEVERIA SHQIPTARE miraton:

✅ +5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020!

✅ Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!

Falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP)🤩

Të fundit