Flash News

KRYESORE

Miratohet fondi për rindërtimin e 3400 shtëpive, Ahmetaj: Do u rezistojnë tërmeteve deri në 9 ballë

Miratohet fondi për rindërtimin e 3400 shtëpive, Ahmetaj: Do u

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj deklaron se qeveria ka miratuar fondin për rindërtimin e shtëpive të para individuale, që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas ministrit, është miratuar një fond prej 8.7 miliard lekësh ose 73 mln euro që do u kalojnë në njësive zbatuese Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe bashkia Tiranë

“Shtëpitë individuale do të jetë me tipologji 1+1 1+2 1+3. Do të jenë 889 shtëpi për Tiranën, ku bashkia merr  2.2 mld lekë, kurse FSHZH me 2100 banesa dhe 6.5 mld lekë.

Shtëpitë e ndërtuara do të jenë rezistuese e tërmeteve deri në 9 ballë.

Ne do bëjmë njoftimet publike sipas ligjit dhe në median FT për kompanitë e huaja për rindërtimin e shtëpive individuale”, u shpreh Ahmetaj.

Të fundit