Flash News

KRYESORE

Miratohet komandimi i 6 këshilltarëve në KLP, në mbledhje edhe kërkesa e opozitës për shkarkimin e Arta Markut

Miratohet komandimi i 6 këshilltarëve në KLP, në mbledhje

Miratohet nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë komandimi i gjashtë këshilltarëve pranë këtij institucioni.

Në mbledhjen e sotme u miratuan këshilltarët:

Ornela Rrumbullaku

Arjan Mucaj

Artur Cara

Mirela Kapo

Mihallaq Bleta

Vitjuna Mata

Në rendin e ditës për mbledhjen e sotme është edhe diskutimi për kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku.

Opozita ka kërkuar shkarkimin nga detyra të kryeprokurores Arta Marku, pasi sipas tij, ka shkelur ligjin në rastin e verifikimit të Bujar Sheshit, anëtar i KLP-së, për të cilën është denoncuar se ka qenë pjesë e ish-sigurimit të shtetit.

Të fundit