Flash News

KRYESORE

Miratohet ligji i sportit, dënime ekstreme për dhunën në stadiume!

Dhuna në futbollin shqiptar ka qenë dhe vazhdon të jetë një problem mjaft i madh. Kamza u përjashtua vjet nga kategoria Superiore, pasi drejtuesit sulmuan fizikisht gjyqtarin Eldorian Hamiti.

Shteti shqiptar ka reguar, normalisht me vonesë, dhe ligji i ri për dhunën në sporte u botua në Fletorën zyrtare duke hyrë në fuqi menjëherë. Të gjithë personat që do të shfaqin shenja dhune në stadiumet shqiptare do të dënohen si mëposhtë.

Neni 274/a – Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv

Goditja për shkak të veprimtarisë sportive – 1 deri në 3 vite burg

Goditja në ambiente sportive, e përsëritur, apo nga drejtues – 1 deri në 5 vite burg

Hyrja në fushë – 50000 deri ne 100000 lekë gjobë

Hyrja në fushë dhe pengimi i aktivitetit sportiv – gjobë deri në burgim me tre muaj

Hedhja e sendeve të forta në fushë – 6 muaj deri në 3 vite burg

Të fundit