Flash News

KRYESORE

Miratohet lista për zgjedhjet e 18 qershorit, FRD e para, LSI dhe PS në fund

Miratohet lista për zgjedhjet e 18 qershorit, FRD e para, LSI dhe PS

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) miratoi sot mes debatesh përmbajtjen e fletës së votimit për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Renditja e subjekteve zgjedhore kryesohet nga Fryma e Re Demokratike, që pas shortit rezultoi e para në listë, ndërkohë që Partia Socialiste renditet e 15-ta, Lëvizja Socialiste për Integrim e 14-ta, etj.

Mbledhja e sotme e Komisionit u shoqërua me debate, pasi përfaqësuesit e opozitës kërkuan shtyrjen e miratimit të vendimit të sotëm. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, Ivi Kaso tha se Komisioni nuk mund të marrë sot një vendim për fletën e votimit, pasi nuk po respekton afatin pesëditor për ankimim në Kolegjin Zgjedhor të vendimit për listat e kandidatëve, i miratuar një ditë më pare.

Sipas opozitës, KQZ duhet të zbatojë me përpikmëri të gjitha nenet e ligjit zgjedhor dhe jo të bëhet kamikaz, duke e tensionuar situatën. Nënkryetari i KQZ-së, Hysen Osmanaj, i propozuar nga opozita parlamentare, kërkoi që vendimmarrja e sotme për fletëvotimin, të bëhet të shtunën.

Lista:

  1. Fryma e Re Demokratike(FRD)
  2. Partia Demokracia Sociale(PDS)
  3. Partia Aleanca Demokratike Shqiptare(ADSH)
  4. Partia Aleanca Popullore për Drejtësi(APD)
  5. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet(PDIU)
  6. Partia “Sfida për Shqipërinë”SFIDA
  7. Partia “Aleanca Demokristiane(PAD)
  8. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare(AAK)
  9. Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen(MEGA)
  10. Partia Kristian Demokrate (PKD)
  11. Partia Lista e Barbaratë(LIBRA)
  12. Partia Socialdemokrate(PSD)
  13. Partia Komuniste e Shqipërisë(PKSH)
  14. Lëvizja Socialiste për Integrim(LSI)
  15. Partia Socialiste(PS)

Të fundit