Flash News

KRYESORE

Miratohet në Kuvend qeveria e re e Kosovës, Albin Kurti betohet si kryeministër

Miratohet në Kuvend qeveria e re e Kosovës, Albin Kurti betohet si

Sapo është votuar qeveria e re e Kosovës, pas një seance maratonë në Kuvend. Me 86 vota pro dhe 10 abstenim Albin Kurti ka marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Kosovës dhe ka bërë betimin.

“Kosova ka një kryeministër të ri, dhe koha për interesa personale ka mbaruar”, tha Kurti.

Seanca nisi me prezantimin e programit nga Albin Kurti, për të vazhduar me deklaratat e grupeve parlamentare dhe prezantimin e kabinetit qeveritar nga Kurti, raportojnë mediat kosovare.

Kabineti nuk është votuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lista Serbe dhe Nisma Socialdemokrate.

Kabineti qeveritar i Kurtit do të ketë 15 ministri ku gjashtë do të udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, gjashtë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe tri nga komunitetet pakicë.

Emrat e ministrave të qeverisë së re:

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Hykmete Bajrami –  Ministre për Arsim

Agim Veliu –  Ministër i Brendshëm

Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport

Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca

Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu

Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi

Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari

Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.

Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi

Për komunitete e Kthim – Dalibor Jetvic

Për Zhvillim Rajonal – Ivan Milojevic.

Të fundit