Flash News

KRYESORE

Miratohet projektligji për gjuhën shqipe në Maqedoni, ekspertët: Do ketë avancime, por jo zyrtarizim

Miratohet projektligji për gjuhën shqipe në Maqedoni,

Qeveria e Maqedonisë, në seancën e mbrëmshme, ka miratuar projektligjin për përdorimin e gjuhëve i cili tani ka hyrë për miratim në procedurë parlamentare.

Propozimi i hartuar dhe miratuar nga partnerët e koalicionit qeveritar parasheh avancimin e përdorimit të gjuhëve të bashkësive etnike që përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullatës në Maqedoni, raporton Alasat. Për dallim nga ligji i kaluar pranë përkufizimit 20 për qind në kllapa qëndron gjuha shqipe, por përdorimi i saj siç thuhet në nenin 1 pika 2, rregullohet në pajtueshmëri me ligjin.

Ndërkohë, njohësit e çështjeve juridike thotë se ligji do të avancojë përdorimin e gjuhës shqipe, por kjo nuk do e zyrtarizojë atë në të gjithë Maqedoninë, pasi për zyrtarizim të plotë nevojiten ndryshime kushtetuese. Naser Zyberi thotë se sfidë për qeverinë do të jetë zbatimin e dispozitave të ligjit ndërsa e vlerëson të panevojshëm dërgimin e pjesëve të tij për vlerësim në Komisionin e Venedikut.

Të fundit