Flash News

KRYESORE

Miratohet rezoluta për hetimin zyrtar të presidentit amerikan, Trump: Gjuetia më e madhe e shtrigave në historinë e ShBA-ve

Dhoma e Përfaqësuesve të SH.B.A.-së ka miratuar një rezolutë për të hetuar zyrtarisht presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Kjo masë ka të bëjë me faktin se si ky hetim do të kalojë në një fazë më publike dhe nuk bëhet fjalë për shkarkimin e Trump.

Vetëm dy demokratë - që përfaqësojnë rrethe që Trump i fitoi me lehtësi në vitin 2016 - votuan kundër rezolutës, së bashku me të gjithë republikanët, ne një numër total prej 232 pro dhe 196 kundër.

Presidenti Trump akuzohet se po përpiqet të bëjë presion në Ukrainë për të hetuar disa afera korruptive të pabazuara kundër rivalit të tij politik, Joe Biden dhe djalit të tij që ka punuar me kompaninë ukrainase të gazit, Burisma.

Nga ana e tij, presidenti i SHBA-ve e ka mohuar të ketë bërë ndonjë gjë që ka shkelur ligjin dhe, me anë të njëpostimi në twiter e ka konsideruar kërkesën për hetim ndaj tij si ‘gjuetia më e madhe e shtrigave në historinë e Shteteve të Bashkuara’./BBC/

Të fundit