Flash News

KRYESORE

Miratohet rezoluta, Vuçiç në Parlament: Serbët u vendosën në Kosovë në shekullin e 7-të, aty ishin ilirët

Miratohet rezoluta, Vuçiç në Parlament: Serbët u

Parlamenti i Serbisë ka miratuar sot një rezolutë të hartuar nga zyra për Kosovën në Qeverinë serbe. Raporti u miratua me 145 vota pro, katër kundër, 13 deputetë nuk morën pjesë, ndërsa pjesa më e madhe opozitës bojkotoi seancën.

Deputetët kanë diskutuar për raportin që ka 82 faqe dhe në 17 faqe paraqiten të dhënat mbi dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nga viti 2013 deri në maj 2019, ndërsa pjesa tjetër paraqet “rezultatet më të rëndësishme të zyrës për Kosovën nga maji 2014 deri në vitin 2019”.

Në atë raport thuhet se dialogu në çdo drejtim ka punuar për interesant e serbëve si dhe gjatë periudhës së bisedimeve është arritur të ruhet qetësia në Kosovë dhe më gjerë.

Presidenti Aleksandar Vuçiç ishte sot i pranishëm në Parlament ku edhe mbajti një fjalim të gjatë. Ai theksoi se “Serbia duhet ta pranojë se e ka humbur kontrollin mbi Kosovën dhe se duhet të gjejë kompromis me Prishtinën për të normalizuar raportet”. Gjithsesi, refuzoi të pranonte një marrëveshje për njohjen e Republikës së Kosovës.

Vuçiç foli edhe për disa fakte historike sa i përket vendosjes së serbëve në Kosovë. Ai deklaroi se serbët u vendosën në atë tokë në shekullin e 7-të, ndërkohë që aty jetonin ilirët.

Vuçiç përmendi edhe dy skenarë sa i përket konfliktit Kosovë-Serbi: “Janë dy skenarë të ndryshëm për Kosovën, ku njëri është normalizimi i marrëdhënieve me shqiptarët, ndërsa tjetri është konflikti i ngrirë, i ndërprerë kohë pas kohe me përleshje dhe i cili do të ishte katastrofal dhe kurrë nuk do të ishte i përshtatshëm për ne. Në rezolutën 1244, ka edhe gjëra të mira, edhe të këqija për ne. Gjërat e këqija nuk i kemi parë. Njerëzit nuk e dinë se në rezolutë shkruan se serbët kanë kryer terror në Kosovë.”

Të fundit