Flash News

KRYESORE

Miratohet vendimi, Ura Vajgurore do të quhet zyrtarisht Dimal

Miratohet vendimi, Ura Vajgurore do të quhet zyrtarisht Dimal

Duke nisur nga sot, Ura Vajgurore do të quhet zyrtarisht Dimal.

Propozimi për ndryshimin e emrit erdhi nga disa intelektualë të zonës dhe zë fill tek qyteti antik i periudhës Ilire, rrënojat e së cilës u zbuluan në kodrën e qytetit.

Vendimi është miratuar sot në dakordësi nga anëtarët e këshillit bashkiak dhe sipas procedurës, vulën e fundit do ta japë Kuvendi.

Duke qenë se komuniteti ka qenë dakord me ndryshimin e emrit, nuk priten refuzime as nga Kuvindi lidhur me emrin.

Ndryshimi i emrit i diskutuar prej disa kohësh është bërë për ta kthyer qytetin në destinacion turistik.

Emrin Ura Vajgurore qyteza e ka marrë në kohën e diktaturës, pasi nga uzina e përpunimit të naftës dilnin sasi të mëdha me vajgur.

Ndërkohë, kujtojmë që qyteti Ilir i Dimalit është ndërtuar në shekullin e IV para erës sonë.

Të fundit