Flash News

KRYESORE

BE miraton sistemin e ri të vizave, rikthehen vetëm për Ballkanin Perëndimor

BE miraton sistemin e ri të vizave, rikthehen vetëm për Ballkanin

Vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimorë, Bashkimi Evropian do të vendosi mënyra të tjera për kalimin e lirë të qytetarëve të këtyre vendeve brenda hapësirës Shengen.

Komisioni Europian ka miratuar një propozimin e Komisionit sipas të cilit qytetarët e Ballkanit përpara se të udhëtojnë në hapësirën Shengen do të duhet të plotësojnë online një formular të posaçëm, përgjigjja e të cilit do të dalë jo më vonë se pas 72 orës.

Ky do të jetë dhe formulari i cili do të jetë edhe vula kufitare për të hyrë në vendet me të njëjtin kontroll kufitar apo doganor.

Në bazë të këtij vendimi qytetarët e këtyre shteteve edhe ata që udhëtojnë pa viza do të duhet që të paguajnë 10 euro për të gjithë kohën që pasaporta do të jetë e vlefshme.

Nga kjo pagesë përjashtohen të gjithë ata që janë më pak se 18 vjeç dhe më shumë se 60.

Gjatë kësaj periudhe mendohet se do të ketë vetëm prova teknike, deri në vitin 2020 kur mendohet se ky sistem do të vihet në zbatim, raporton ETIAS.

Të fundit