Flash News

KRYESORE

‘Mirë se erdhe Ueis!’, aktori i “Portokalli-së” bëhet baba për herë të dytë

Pak ditë pasi kishte njoftuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale se familja e tij pret të zgjerohet, duket se tashmë e shumëpritura për të ka ndodhur.

Aktori i njohur i spektaklit të njohur të humorit në TCH, ‘Portokalli’, Marin Orhanasi është bërë baba për herë të dytë.

Bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë një djalë, të cilën e kanë quajtur Ueis. Lajmin e mirë Marini e ka bërë publik përmes një fotoje të shkrepur në ambientet e maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Stafi i politiko.al i uron vogëlushit jetë të gjatë e të lumtur!

Të fundit