Flash News

KRYESORE

Mirela Kumbaro 'i bën cirk' Drejtorit të Cirkut. E shkarkon nga puna me motivacion 'abuzimin'

Mirela Kumbaro 'i bën cirk' Drejtorit të Cirkut. E shkarkon

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka shkarkuar nga puna Drejtorin e Cirkut Kombëtar, Kujim Dumi. Shkak, sipas një komunikate për shtyp të Ministrisë, është bërë një transmetim i emisionit STOP të datës 23 maj. Në emision shfaqet drejtori i cirkut në atë që Ministria e quan 'denoncim të dukurive abuzive me detyrën shtetërore duke treguar qartë veprimin e jashtëligjshëm të drejtorit të Cirkut Kombëtar".

Teksti i plotë i urdhrit të Ministres së Kulturës, znj. Mirela Kumbaro Furxhi

 

U R DH Ë R

Nr.280, datë 24/05/2017

PËR PEZULLIMIN NGA DETYRA E DREJTORIT TË CIRKUT KOMBËTAR TË Z. KUJTIM DUMI

Me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës bazuar në Raportin e Grupit të Punës ngritur me Urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm nr 271 datë 22.05.2017 “Për ngritjen e grupit të punës për hetimin administrative të z. Kujtim Dumi, Drejtor i Cirkut Kombëtar lidhur me shkresën e Cirkut Kombëtar nr. 396 datë 22.05.2017” si dhe nëpërmjet informacionit të marrë në media me datë 23.05.2017,

URDHËROJ:

  1.      Pezullimin e z. Kujtim Dumi nga detyra e Drejtorit të Cirkut Kombëtar.
  2.      Propozimin drejtuar Këshillit të Ministrave për shkarkim nga detyra e Drejtorit të Cirkut Kombëtar të z. Kujtim Dumi.
  3.      Caktimin e Znj. Elira Kokona, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës për monitorimin e aktivitetit të institucionit të Cirkut KombëTar.
  4.      Ngarkohet Drejtoria Juridike për hartimin e projektvendimit për shkarkim nga detyra e Drejtorit të Cirkut Kombëtar të z. Kujtim Dumi.
  5.      Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm dhe Drejtoria Juridike dhe e Marrëveshjeve për zbatimin e këtij Urdhëri.
  6.      Ngarkohet Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme e Ministrisë së Kulturës për komunikimin e këtij Urdhëri.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Ministri 

Mirela KUMBARO FURXHI. 

 

Të fundit