Flash News

KRYESORE

Mirela Kumbaro: Prioriteti im nuk është ministria që përfaqësoj

Mirela Kumbaro: Prioriteti im nuk është ministria që

Në një rrefim për emisionin “Pasdite në Top Channel”, ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro ka treguar për jetën e saj dhe emocionet që i jep prindërimi. Çfarë ka ndryshuar nga Mirela përpara se të ishte minister dhe përpara se të merrej me politikë, “Detyrimisht duhet të bëhesh më e fortë sepse është një lloj mekanizmi që funksionon brenda Mirelës për ta mbrojtur Mirelën që të bëjë më mirë punën. Është një përballje e vështirë në fakt sepse lufta është më e egër, më e ashpër, por edhe më banale”.

Mbështetja nga familja, bashkëshorti, Aleksandër Furxhi, i cili ka qenë udhërrëfyes për këtë rrugë si ministër “Ai më ka dhënë vetëm një këshillë “Ji vetvetja”, e unë e kam ndjekur në mënyrë fanatike këtë gjë”.

Kumbaro u shpreh se “Ministrja për pak kohë, mamaja për tërë jetën. Femijët nuk janë të ministres janë të Mirelës. Nuk më pëlqen por edhe e kritikoj edhe e dënoj mënyrën sesi përdoret familja e personave publike në kushtet kur ata nuk e nxjerrin vetë. Ne në Gjirokastër përdorim një shprehje: Gërvëliset në jetën private të personave publikë”.

Ndërsa për pjesëmarrjen e gruas në politikë  theksoi se “Burrat më të dobët përpiqen t’i godasin gratë e forta tek ajo që e quajnë seksi i dobët, që për mua është një klishe banale”.

Të fundit