Flash News

KRYESORE

Mirela Kumbaro tallet me Ditmir Bushatin, i publikon lajmin që ministri nuk do donte të lexonte

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka vënë në lojë kolegun e saj në Qeveri, ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushatin, pas vendimit të tre shteteve të Bashkimit Europian për të bllokuar hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Ndonëse duket e paqëllimshme, Kumbaro ka publikuar në ‘Twitter’ një lajm të medias italiane ‘Repubblica’, ku raportohet se Franca dhe Holanda kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë.

“BE, Franca dhe Holanda vendosin veto për negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë”, është titulli i mediat italiane, që nga Kumbaro është përkthyer: “Anëtarësimi në BE, ‘po’ për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë në 2019-n”.

Kumbaro ka përfshirë në këtë postim edhe Bushatin, ndonëse lajmi është një goditje për ministrin e Jashtëm.

Çfarë thotë Endri Fuga për dështimin me negociatat: Në Shqipëri hedhin baltë edhe kur lajmi është pozitiv

Të fundit