Flash News

KRYESORE

Mirela Kumbaro tregon kush e pengon qeverinë për të shembur godinën e Galerisë së Arteve

Mirela Kumbaro tregon kush e pengon qeverinë për të shembur

Në kulmin e debatit sa i takon çështjes së Teatrit Kombëtar, u raportua se qeveria po planifikonte edhe shembjen e godinës ku ndodhet Galeria Kombëtare. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 tha se godina ku ndodhet Galeria e Arteve është mjafte amortizuar dhe kërkon një riorganizim.

Por sipas saj, shembja e godinës nuk mund të bëhet pasi është një monument kulture dhe si i tillë vetëm mund të rehabilitohet.

“Muzeu Kombëtar përgatit për një periudhë rehabilitimi. Brenda vitit do kemi projektin e ri për të kaluar më tej në zbatim. Galeria Kombëtare e Arteve merr emrin e ri Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura. Ka një fond të jashtëzakonshëm të veprave qoftë të para 100 viteve, qoftë të realizimit socialist. Godina është mjaft e amortizuar, kërkon riorganizim. Kemi projektin e radhës. Galeria Kombëtare ka statusin monument kulture dhe me ligj ajo nuk preket por rehabilitohet. Do të ketë një koncept të ri bashkëkohor dhe do të ketë teknologji moderne”, u shpreh Mirela Kumbaro.

Të fundit