Flash News

KRYESORE

"Mirëpres ndryshimet e ligjit zgjedhor", kreu i delegacionit të Bundestagut në KiE: S'ka kohë për të humbur deri më 30 korrik

Kryetari i delegacionit të Bundestagut në Këshillin e Europës, Peter Beyer, ka përshëndetur votimin e marrëveshjes së 5 qershorit nga parlamenti. Beyer, njëherazi edhe deputet i CDU/CSU, përmes një postimi në Twitter ka kërkuar implementimin plotësisht të kësaj marrëveshje, pasi-sipas tij- s’ka kohë për të humbur.

Ai u sugjeron që të gjitha forcat politike të kontribuojnë me përgjegjësi e argumente në Këshillin Politik.

“Mirëpres ndryshimet e ligjit zgjedhor në Shqipëri. Duhet të implementohet plotësisht. Të gjitha forcat politike brenda dhe jashtë parlamentit duhet të kontribuojnë tani në mënyrë konstruktive dhe me përgjegjësi me argumente në Këshillin Politik. Nuk ka kohë për të humbur deri më 30 korrik. Është për shqiptarët në Europë”, shkruan deputeti gjerman.

Të fundit