Flash News

KRYESORE

"Mirëpresin turistë me charter nga Serbia dhe Bjellorusia, e s'lejojnë shqiptarët të kthehen", Berisha publikon skandalin me linjat ajrore

Ish-kryeministri Berisha ka hedhur një sërë akuzash ndaj qeverisë referuar bllokimit të disa linjave të fluturimit, duke lënë qytetarët shqiptar rrugës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa publikon denoncimin e një qytetari të mbetur në aeroportin Zvicrës për shkak të linjave ajrore që qëndrojnë ende të mbyllura me Zvicrën, Berisha e ka konsideruar si qëndrim “banditësh dhe horrash”, vendimin e qeverisë për të mirëpritur “turistë me çarter ne Serbia dhe Bellorusia”- sipas tij- dhe lënë qytetarët shqiptar në pritje, referuar rastit konkret.

“Banditizmi i narkoshtetit ka kufi vetem qiellin!

Mirepresin turiste me çarter ne Serbia dhe Bellorusia dhe nuk lejojne shqiptaret te kthehen ne vendin e tyre! Qendrim banditesh dhe horrash!

Lexoni denoncimin e udhetarit te vendit me narkoshtet dhe shikoni fotot”, shkruan Berisha.

Të fundit