Flash News

KRYESORE

Miriam Cani dhe Ajola Xoxa bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, çfarë do sjellin

Miriam Cani dhe Ajola Xoxa bashkëpunojnë me njëra-tjetrën,
Miriam Cani dhe Ajola Xoxa do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën duke sjellë një surprizë për të gjithë. Miriam, ndonëse u shkëput për pak kohë nga muzika, ajo do të sjellë këngën e saj ‘Meteor’ që pritet të lançohet në datën 20 nëntor siç ajo vetë ka paralajmëruar. Në pak sekonda të klipit që ajo ka shpërndarë me ndjekësit në Instagram vihet re një klip shumë ndryshe e shumë modern, me njerëz të mbuluar me xixa e copëza gurësh, që siduket lidhen edhe me ‘Meteor’ ashtu siç quhet kënga. Por pas gjithë realizimit të klipit qëndron Ajola Xoxa, bashkëshortja e Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj e cila e ndjen shumë pranë zemrës artin dhe në rolin e regjizores së klipit duket se ka nxjerrë më të mirën nga vetja. Mbetet për t’u parë çfarë do sjellin.  
 

#Meteor #RadioSilence #20Nentor

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on

Të fundit