Flash News

KRYESORE

Miriami tregon momentin kur lindi vajzën: Albani po thërriste për ndihmë dhe më tha “Këta s’janë normalë”

Miriami tregon momentin kur lindi vajzën: Albani po thërriste për

Këngëtarja e njohur shqiptare, Miriam Cani, mbrëmjen e djeshme ka qenë e ftuar në emisionin e fëmijëve ‘Në kurthin e Piter Pan’, ku ka folur për vajzën e saj Ameli.

E pyetur mbi momentin e lindjes së Amelisë, ajo ka treguar historinë nga fillimi.

“Si vajzë trime që jam vendosa të lind në mënyrë natyrale, por zgjati nja 18 orë në spital dhe u vendos që duhet të operohesha. Në Gjermani, atje ku Ameli ka lindur kanë si traditë që nënën e zbulojnë te pjesa e sipërme dhe fëmijën e zhveshur e vënë mbi trupin e nënës që të dëgjoj rrahjet e zemrës dhe të ndjejë aromën e saj”, u shpreh këngëtarja.

Pastaj ajo ka treguar edhe atë që i ndodhi me Albanin ndërkohë që Miriami ishte nën efektin e narkozës.

“Meqë unë isha në efektin e narkozës ju drejtuan Albanit dhe i thanë: “Mund të zhvisheni”, ndërsa ai ju përgjigjet “Nuk do lind unë sot!”. Unë isha akoma në gjumë, ndërsa siç tregon Albani, atë e futën në një dhomë dhe i vunë Amelinë në gjoks. I vetëm në dhomë dhe shumë në merak për vajzën nuk lëvizi fare nga pozicioni që ishte për 25 minuta derisa i‘u mpi kurrizi. Kjo përkoi me momentin që unë u zgjova. Kur hyn në dhomë më thotë: “Gjermanët janë të çmendur, këta nuk janë normalë”, ka treguar Miriami mes të qeshurave.

 

Të fundit