Flash News

KRYESORE

“Me Miriamin zihemi për një arsye”, Alban Skënderaj flet për familjen

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një çift jo vetëm i talentuar, por ata kanë treguar që janë modestë dhe tepër familiarë. I ftuar në “Wake Up” këtë mëngjes, Skënderaj foli për koncertin e tij të radhës, karrierën por edhe familjen.

“Me Miriamin zihemi dhe arsyeja është vajza. Ajo është qendra e debatit”, tha Albani.

Këngëtari shprehet se donte që fëmija i tij i parë të ishte djalë.  “Në fillim e kisha pak këtë… çun çun, do ta mbaja me vete, ta çoja në kurs, në futboll. Po për ne njerëzit e artit, vajza të shkrin fare”, u shpreh ai duke buzëqeshur.

Kur vjen puna te suksesi i tij dhe këngët që dëgjohen kudo, Albani tregoi se është tepër modest.

 “Kur jam në makinë dhe jam vetëm ndonjëherë e ngre zërin e radios, por kur jam me njerëz e ul se vihem në siklet. Më ka ndodhur të jem në lokal dhe i kam thënë kamerierit ta ulë muzikën se është turp”, u shpreh më tej ai.

 

Të fundit