Flash News

KRYESORE

Mirsad Jonuz nuk është më trajner i Vllaznisë, heq dorë nga kuqeblutë

Mirsad Jonuz nuk është më trajneri i Vllaznisë! Maqedonasi nuk ka zgjatur kontratën e tij dhe marrëveshja e tij e parë ishte e lidhur me klubin shkodran deri më 31 maj.

Tekniku ka bërë me dije se nuk është aspak i kënaqur me mënyrën se si Bashkia po sillet me lojtarët dhe stafin, pasi kuqeblutë nuk paguhen që prej janarit, pavarësisht premtimeve të shumta se çështja do të zgjidhet. Burime të sigurta pranë shkodranëve bëjnë me dije se Jonuz është rikthyer në Maqedoni. Ai është larguar për shkak të disa arsyeve personale që lidhen drejtpërdrejtë me fabrikat e tij.

Një arsye e tillë mund të jetë dhe një pretekst, pasi Jonuz e ka bërë të ditur se nuk rikthehet në Shkodër nëse nuk paguhet.

 

Të fundit