Flash News

KRYESORE

“Mirupafshim” pushimeve në Bali, Indonezia mbyll kufijtë deri në fund të 2020-ës

“Mirupafshim” pushimeve në Bali, Indonezia mbyll kufijtë

Ishulli turistik i Bali-it nuk do të hapë ende kufijtë për turistët e huaj deri në fund të 2020, për shkak të situatës me COVID-19.

Autoritetet e destinacionit popullor të pushimeve thanë më herët se vizitorët e huaj do të lejohen të kthehen nga muaji tjetër, por plani është hedhur poshtë nga shqetësimet në lidhje me shifrat në rritje të Covid-19 në Indonezi.

"Situata në Indonezi nuk është e favorshme për të lejuar turistët ndërkombëtarë të vizitojnë vendin, përfshirë Balin," tha guvernatori i ishullit, Wayan Koster.

Deklarata nuk specifikonte kur Bali do të hapej për udhëtarët e huaj, por thoshte se Indonezia nuk do të jetë e hapur për turistët ndërkombëtarë "deri në fund të vitit 2020".

Guvernatori tha që rihapja do të kërkonte "maturi" dhe përgatitje të kujdesshme, sepse dështimi mund të dëmtojë rimëkëmbjen dhe reputacionin e ishullit.

Ndëkohë këto masa kanë shkaktuar shqetësime tek banorët pasi ekonomia e vendit varet shumë nga turizmi. Miliona qytetarë të huaj fluturojnë në Bali çdo vit në kërkim të plazheve të shkreta, fushave të orizit dhe tempujve të rrallë Hindu. Që nga fundi i korrikut, ishulli u është drejtuar vizitorëve vendas për të ndihmuar në industrinë e turizmit, rihapjen e plazheve, tempujve dhe monumenteve të tjera për udhëtarët vendas

Deri  më tani Bali ka raportuar 4576 infektime me  koronavirus, ekspertët besojnë se numrat do të ishin më të lartë nëse do të kishte më shumë testime.

 

Të fundit