Flash News

KRYESORE

Mision fakt mbledhës për reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi, Mediu mbështetet nga PPE

Kryetari i Partisë Republikane ka marrë mbështetjen e Partisë Popullore Europiane (PPE) për misionin fakt mbledhës për reformën zgjedhore dhe të drejtësisë. Lajmin e la bërë të ditur vet Mediu.

"Gjatë takimit me Partitë Popullore Europiane u takova me Presidentin Joseph Daul. Duke i shpjeguar gjendjen e rëndë ekonomike, situatën e rëndë me korrupsionin, krimin ekonomik i kërkova Z. Daul mbështejen e PPE jo thjesht për te djathtën shqiptare PD dhe PR por për Shqipërine duke qenë se PPE janë grupi më i madh i partive në Parlamentin Europian dhe drejtojnë qeveritë në vendet kryesore të BE. Po ashtu referuar mbështetjes së PPE dhe vet Z. Daul për zgjedhjet parlamentare dhe reformen në drejtësi i kërkova një mision fakt mbëldhes për Shqipërine, mbështetje për reformën zgjedhore dhe veçanerisht për situatën e papranueshme të mungesës së Gjykatës Kushtetuese dhe bllokimit të Gjyjatës së Lartë”, shprehet deputeti i djathtë Fatmir Mediu.

Të fundit