Flash News

KRYESORE

Misioni i OSBE-ODIHR: 30 qershori pa opozitën? Situata është interesante

Misioni i OSBE-ODIHR: 30 qershori pa opozitën? Situata është

Audrey Glover, drejtuesja e misionit të OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit në Shqipëri, e shikon interesante por edhe të polarizuar atmosferën prag-zgjedhore në Shqipëri. Në një intervistë për Vizion Plus, ajo zbulon se nuk është takuar këto kohë me kreun e PD-së, Lulzim Bashën për shkak të axhendës së tij.

“Në fakt, është vetëm hera e tretë që vij në Shqipëri dhe kësaj here është mjaft interesante, është pak më e ndryshme nga herët e tjera që kam qenë këtu, por ne zakonisht nuk i krahasojmë zgjedhjet me njëra-tjetrën. Është tjetër atmosferë, atmosferë e polarizuar politikisht, gjë që është shumë e dukshme, jo vetëm këtu në Tiranë, por në të gjithë vendin në përgjithësi”

Glover refuzon të japë një përgjigje për bojkotin e opozitës, duke argumentuar se po monitotojnë më kujdes situatën, ndërkohë që shton se me 1 korrik do të publikojnë raportin e plotë mbi procesin zgjedhor.

“Është një situatë që ne po e shohim dhe po e vëzhgojmë. Dhe siç thashë, ne  e shohim të gjithë procesin zgjedhor si një të tërë dhe nuk mund të komentojnë në asnjë moment, sepse na duhet të shohim tablonë e plotë.

Kështu që, kur të jenë bërë zgjedhjet dhe kur të kemi dhënë edhe një konferencë për shtyp, të nesërmen përgatisim raportin tonë përfundimtar dhe pikërisht aty do të jetë edhe vlerësimi ynë dhe i situatës këtu dhe, siç thashë, ne do të bëjmë një vlerësim të asaj çfarë ka ndodhur, duke e parë në dritën e angazhimeve të Kopenhagenit që ky vend është zotuar t’u përmbahet. Sidoqoftë, sido që të jetë vlerësimi ynë, u takon të tjerëve të vendosin se çfarë duhet bërë. U takon autoriteteve, politikanëve, shoqërisë civile. U takon të tjerëve të vendosin se çfarë duhet të bëjnë me vlerësimin tonë. Pra, ne bëjmë një vlerësim dhe janë të tjerët ata që vendosin se çfarë duhet bërë me të.

Të fundit