Flash News

KRYESORE

“Miss America” bën ndryshim: Fituesja e konkursit s’do zgjidhet për bukurinë

“Miss America” bën ndryshim: Fituesja e konkursit s’do

Stafi krijues dhe menaxhues i “Miss America” ka vendosur të bëjë një ndryshim këtë vit. Ata janë shprehur se vajza që do të fitojë konkursin e bukurisë nuk do të jetë vajza me trupin më të mirë, sepse do ta heqin nga kriteret pamjen e jashtme, duke i vënë rëndësi zgjuarsisë, talentit dhe konfidecës që vajzat do të kenë në skenë.

Gjithashtu, pasarela me bikini nuk do të jetë më pjesë e garës së “Miss America” duke i lënë vendin një pasarele ku vajzat pjesëmarrëse përpara një jurie të caktuar do tregojnë talentet e tyre në fusha të tjera.

“Ka shumë vajza që duan të jenë pjesë e këtij konkursi por nuk e suportojnë dot ecjen në majë të takave të veshura me bikini. Në këtë mënyrë ato ndihen si vegla, lehtësisht të diskrimunueshme dhe aspak mirë për faktin që gjithë bota i vlerëson si manekine” – është shprehur një nga organizatorët e konkursit të bukurisë.

Të fundit