Flash News

KRYESORE

Miss Elbasani flet për foton me serben: Jam kërcënuar me jetë, por s’i kam marrë seriozisht

Pas ndeshjes Shqipëri – Serbi të dhjetorit të vitit 2015, në internet qarkulloi një foto Miss-it të Elbasanit, Atalanta Kërçyku me kolegen serbe Sanela Dejan para konkursit të bukurisë "Miss & Mister Grand Si Junivers".

Modelja Kërçyku iu kthye fotos së sajtë famshme duke sqaruar në atë kohë pati marrë shumë kërcënime ndërsa shtoi se ruan ende kontakte me vajzën nga Serbia.

“Ishte vajzë shumë e mirë dhe inteligjente, nuk e kishte aspak problem që unë isha shqiptare. Edhe unë nuk e kisha problem që ishte serbe. Ende ruaj kontakte me të. Një nga sfilatat ishte me veshjet kombëtare. Ishim pranë njëra-tjetrës dhe e bëmë foton rastësisht. Pati shumë reagime, të mira dhe të këqija, përfshi edhe kërcënime. Por nuk i kam marrë kurrë seriozisht kërcënimet”, u shpreh në emisionin ‘Pasdite në Top Channel”.

Në lidhje me karrierën si modele, Atalanta deklaroi se në Shqipëri nuk ekziston modelingu i vërtetë. “Problemi fillon që te menaxherët. Unë kam jetuar jashtë shtetit dhe kam punuar si foto-modele. Menaxheri bën një punë kolosale, duke të të sjellë gjithçka gati. Në Shqipëri duhet të jesh sponsor i vetes, të rendësh pas gazetarëve e të tjera punë si këto që të ndihmojnë në promovim”, shpjegoi Atalanta, e cila aktualisht punon si arkitekte.

https://www.youtube.com/watch?v=6NqIqMCTYCw

Të fundit