Flash News

KRYESORE

“Miss Shqipëria 2018”, tre moderatorët që do të prezantojnë natën finale

Finalja e ‘Miss Shqipëria 2018’ tashmë është shumë afër dhe ky edicion do të moderohet nga gazetarja Jonida Shehu dhe vëllezërit binjakë Donald dhe Romeo Veshaj të cilët njihen si aktorë humori nga spektakli ‘Al Pazar’.

Ky vit shënon edicionin e 20-të të konkursit të bukurisë shqiptare dhe në natën e parë më 10 qershor do të rikurorzohen fitueset ndër vite të “Miss Shqipëria”, ndërsa në datën 11 qershor do të kurorëzohet fituesja e 2018-tës.

Prej ditësh ka filluar prezantimi i pjesëmarrëseve me anë të 8 programeve në RTSH, të cilat përfundojnë më 10 qershor kur do të zhvillohet edhe finalja e parë e edicionit special.

Të fundit