
Flash News
Përplasje mes tre automjeteve në Lushnjë, katër të plagosur
Vrasja e Xhulio Prelës, Gjykata e Apelit i kërkon SPAK bisedat e Ervis e Brilant Martinajt
Dyshohet se dhunuan djalin e ish-deputetit të PD në Lundër, dy të proceduar
I riu denoncoi gjendjen skandaloze të rrugës, dy zyrtarët e PS e dhunojnë (VIDEO)
Ekzekutohet me armë zjarri roja i një objekti në Vlorë
"Mission impossible" për Angela Merkel; kancelarja ka 14 ditë kohë për të shpëtuar Qeverinë

Shpëtimi i Angela Merkelit tani është në Evropë. Në Evropë, e cila ka vetë mosmarrëveshje të thella. Ajo nuk është spirancë shpëtimi për Angela Merkelin, por më tepër një fill i mëndafshtë. Kancelarja duhet t'i impenjojë evropianët në një politikë të përbashkët ndaj refugjatëve. Kështu dëshiron CSU-ja. Përndryshe, ministri i Brendshëm Horst Seehofer planifikon ta mbyllë kufirin gjerman për një grup të madh migrantësh. Ky është shantazh. Kancelarja duhet të ofrojë tani rezultate.
Megjithatë: CSU-ja i dha Merkelit pak kohë. Përndryshe, partia simotër tregon ashpërsi maksimale dhe qëndrim të pakompromis. Këmbëngul që Gjermania të veprojë në mënyrë unilaterale: që Gjermania t'i dëbojë refugjatët, të cilët tashmë janë regjistruar si të tillë në shtete të tjera evropiane. Kjo do të sillte shtensionim në Gjermani. Por do ta zhvendoste problemin tek shtete të tjera. Dhe Bashkimi Evropian do të ndodhej atje, ku ndodhet tani Gjermania: para një prove të vështirë për t'u përballuar. Merkeli ka edhe 14 ditë Për tri vjet u përpoq Angela Merkeli që ta zgjidhë çështjen e refugjatëve në nivelin e BE. Tri vjet - pa rezultat. Tani asaj i mbeten 14 ditë. Pa gjasa që ky mision të ketë sukses. Por ajo nuk ka alternativë. Sepse për Angela Merkelin nga kjo varen të gjitha: bindja e saj politike, trashëgimia e saj politike dhe posti i saj si kancelare. Tani nuk bëhet më fjalë vetëm për Gjermaninë, por për unitetin e Evropës. Kancelarja gjermane tani duhet të përkujdeset që të mos shpërbëhet Bashkimi Evropian. Që Evropa si bashkësi ta ruajë aftësinë për të vepruar dhe që shtetet nacionale të mos veprojnë vetëm në mënyrë unilaterale - Gjermania mund të ishte njëri prej këtyre shteteve. "Në një botë, e cila është bërë e paqetë", tani ka më shumë se kurrë rëndësi "që Evropa të jetë e fortë dhe e bashkuar", deklaroi Merkeli jo më larg se e shtuna. Fati i Angela Merkelit ndodhet tani pra në duart e qeverive të tjera evropiane - pikërisht të Greqisë, Italisë dhe të Austrisë. Me këto vende ajo dëshiron të lidhë marrëveshje bilaterale, që ato të marrin pas azilkërkuesit, të cilët vijnë prej vendeve të tyre në Gjermani. Gjueti e pamëshirshme në publik CSU-ja e shtyn përpara vetes kancelaren me ultimatumin e saj. Gjithçka bëhet hapur dhe publikisht. Kjo është një mizori, e cila tregon se sa të vështirë e ka kancelarja edhe në vetë kampin e saj politik. Dhe sa i dëmtuar është raporti midis partive motra CDU dhe CSU. Një kancelare e fortë nuk do të lejonte ta bënin këtë. Ende, në konferencën e shtypit që mbajti Angela Merkeli u përpoq që të lërë një përshtypje tjetër: edhe pas 1 korrikut nuk ka veprime automatike, tha ajo. Le të shohim më parë rezultatet e negociatave evropiane. Dhe është ajo si kancelare që ka kompetencën e përcaktimit të direktivave të veprimit. Përballë qëndron Horst Seehoferi: "I urojmë kancelares shumë sukses në këtë punë", tha ai - dhe ka parasysh negociatat në BE. Njëkohësisht ai e bën të qartë: partia e tij e ka pajisur me liri maksimale dhe do të veprojë po të dështojë në Bruksel Angela Merkeli. Bavarezët mbeten në pozicion sulmi. Kërcënimi se mund të ketë ndarje të partive unioniste dhe me këtë të qeverisë federale është ende i pranishëm. (DW)Të fundit





Berisha: Ballkani i Hapur do të griset ditën e parë të qeverisjes së PD
27 Prill 2025, 20:41


Vrasja e Ilaria Sulës, ish-i dashuri filipinas jep një tjetër version të ngjarjes
27 Prill 2025, 19:52


Përplasje mes tre automjeteve në Lushnjë, katër të plagosur
27 Prill 2025, 18:48
Aksident në bypass-in e Lushnjës, "Range Rover" përplaset dhe merr flakë
27 Prill 2025, 18:29
Mister në vdekjen e 29-vjeçarit të Rojes Bregdetare në Greqi, një shqiptar i dyshuar
27 Prill 2025, 18:03
5 zakone të vogla që mund të ndryshojnë jetën tuaj
27 Prill 2025, 17:43

Takim me Donald Trump Jr./ Dështon për të dytën herë tentativa e lobistit të Ramës
27 Prill 2025, 17:00
A do të jetë pasardhësi i Papa Françeskut një hungarez?
27 Prill 2025, 16:37





Arrestohen dy shqiptarë ne Gjermani, njëri rezultoi i kërkuar në dy shtete
27 Prill 2025, 14:51
Nga kripa e detit te birra, zbuloni ushqimet më të rrezikshme për shëndetin tonë
27 Prill 2025, 14:34


Dyshohet se dhunuan djalin e ish-deputetit të PD në Lundër, dy të proceduar
27 Prill 2025, 13:29

Thumanë/ Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një makine, identifikohet autori
27 Prill 2025, 13:00
Topalli në Selanik: Diaspora, fuqia që më 11 maj do të sjellë ndryshimin epokal
27 Prill 2025, 12:34
Berisha për gjuhën e Ramës në fushatë: Bën klounin të mbulojë vjedhjet dhe skandalet
27 Prill 2025, 12:18

Gjirokastër/ Kontrabandë ilaçesh nga Greqia, procedohet farmacistja
27 Prill 2025, 11:45

I riu denoncoi gjendjen skandaloze të rrugës, dy zyrtarët e PS e dhunojnë (VIDEO)
27 Prill 2025, 11:11
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit e Xhulian Xhafës
27 Prill 2025, 10:47
Detaje/ Vrasja në Vlorë, Renato Hoxhaj u qëllua me tre plumba
27 Prill 2025, 10:36
Tregtia me vendet e Rajonin, Shqipëria pëson rënie edhe gjatë vitit 2024
27 Prill 2025, 09:42
Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha sot takim me shqiptarët në Selanik
27 Prill 2025, 09:23
Ekzekutohet me armë zjarri roja i një objekti në Vlorë
27 Prill 2025, 08:56
HOROSKOPI/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
27 Prill 2025, 08:34
Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës
27 Prill 2025, 08:14
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
27 Prill 2025, 07:47


Berisha: Rama aq sa ka të gjatë trupin, ka dhe dorën për të vjedhur
26 Prill 2025, 21:07
“Hajde të përballemi”, Berisha sfidon Ramën
26 Prill 2025, 20:44

Berisha pritet me entuziazëm nga qytetarët në Pogradec
26 Prill 2025, 20:02
Lamtumirë, Papa Françesku
26 Prill 2025, 19:42

Eurodeputeti ‘shuplakë’ Ramës: Qeveria shqiptare nuk garanton zgjedhje të lira
26 Prill 2025, 19:03
Gruaja, portreti i kontrastit të dy fushatave
26 Prill 2025, 18:35
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, mjeti del nga rruga dhe përplaset me murin
26 Prill 2025, 18:29


Kush do ta pasojë Papa Françeskun? Njihuni me 12 kandidatët e mundshëm
26 Prill 2025, 17:21
LaCivita ndan foton me Trump: Fotografia e preferuar e “Fushatës së të Parëve”
26 Prill 2025, 16:59
I dënuar për plagosje, arrestohet në Greqi 39-vjeçari i shpallur në kërkim
26 Prill 2025, 16:34

Gjykata e Tiranës rikthen në krye të AMP-së, Florian Sulejmanin
26 Prill 2025, 16:00

SHBA-ja shtyn për herë të tretë sanksionet ndaj industrisë serbe të naftës
26 Prill 2025, 15:19


Ujku nuk voton
26 Prill 2025, 14:35







Funerali i Papa Françeskut, Vjosa Osmani takon presidentin Trump para ceremonisë
26 Prill 2025, 12:04
Berisha: Fushata e Ramës është feministe në aparencë, por mizogeniste në thelb
26 Prill 2025, 11:47



Spahiu nxjer videon: I ati i kandidatit të PS në Bulqizë dha shembullin më të keq
26 Prill 2025, 10:29
Funerali i Papa Françeskut bën bashkë Trump dhe Zelenskyy, ja ç'biseduan
26 Prill 2025, 10:09

Këmbimi valutor, 26 prill 2025
26 Prill 2025, 09:23
Tarifat e SHBA, rriten pasiguritë e eksportuesve shqiptar
26 Prill 2025, 09:08
Horoskopi/ Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
26 Prill 2025, 08:48
Rikthehen reshjet e shiut, ulen temperaturat, si parashikohet moti sot
26 Prill 2025, 08:29

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
26 Prill 2025, 07:56



I riu që u plagos sot në Farkë është djali i ish-deputetit të PD
25 Prill 2025, 21:52


Andres Pastrana: CDI qëndron fuqishëm pranë PD, ka treguar vendosmëri
25 Prill 2025, 20:57
Sherri te rezidenca në Lundër, reagon policia: U plagos një 19-vjeçar
25 Prill 2025, 20:48
Video/ Mziu kërkon votën mbi kalë: Derë më derë si në kohën e Skënderbeut
25 Prill 2025, 20:33


Sherr me sende të forta në një rezidencë në Lundër, dyshohet për një të plagosur
25 Prill 2025, 20:02