Flash News

KRYESORE

Mister vdekja e një të riu shqiptar në Itali, policia nis hetimet

Policia italiane ka nisur hetimet pas vdekjes së një të riu 20 vjeçar në qytetin Genoa-s. Viktima me origjinë shqiptare, u gjet i mbuluar nga gjaku në një parkim në rrugën “Piazzetta”, një rrugë ngjitur me Corso Europa.

Viktima u gjet nga një grua që po shkonte në parkimin nëntokësor për të marrë makinën. E shokuar nga pamja ajo bërtiti dhe kërkoi ndihmë. Një e re shkoi menjëherë për ti dhënë ndihmën e parë mjekësore, por plagët e marra i shkaktuan vdekjen viktimës.

Sipas “Genova24.it”, mjekët deklaruan se i riu humbi jetën për shkak të plagëve të marra në kokë. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes. Hipoteza e parë është që i riu mund të jetë vetëvrarë duke u hedhur nga një lartësi rreth 5-6 metra. Dyshimet e tjera janë se mund të jetë përpjekur të ngjisë murin anësor por mund të ketë rënë aksidentalisht.

Por nuk përjashtohet as mundësia e vetëvrasjes. I riu kaloi një rrjetë teli me maja sipër, në të cilën kishte grisur trikon dhe kishte marrë disa plagë në gjoks. Një hipotezë tjetër është edhe ajo se i riu mund të jetë shtyrë nga persona të tjerë.  Hetimet për ngjarjen e rëndë por kryhen nga policia, hetuesit e seksionit të vrasjeve të ekipit të lëvizshëm dhe nga mjeku ligjor.

Të fundit