Flash News

KRYESORE

Misteret dhe pronarja e vërtetë e fermës Korludag, vendi ku lidhën dashurinë ‘Xhesuri dhe e Bukura’

“Xhesuri dhe e Bukura” është seriali turk i cili është transmetuar para një viti në Turqi dhe tashmë jepet edhe në Shqipëri nëpërmjet televizionit Klan. Ferma e famshme ‘Koruldag’ është vendi ku janë xhiruar seritë e serialit shumë të ndjekur dhe kjo ka tërhequr shumë vëmendjen e turistëve, të cilët në turin e tyre në Stamboll, duan me patjetër të vizitojnë fermën.

Po ku ndodhet ferma dhe çfarë fshihet pas saj?

Ferma Koruldag gjendet në periferi të Stambollit, në një zonë të rrethuar me gjelbërim, i etiketuar ndryshe edhe si vend përrallash. Çatalca dhe Durusu janë dy zonat në të cilat janë xhiruar më shumë seritë e filmit.

Korludag është një fshat i vogël, i paqtë dhe shumë i bukur. Mes shumë vendeve që produksioni kishte menduar në fillim për xhirimin e serialit, Korludag u votua si i duhuri, për shkak të vendndodhjes dhe pamjes përrallore.

E gjithë ferma është pronë e familjes Erol-Belma Simavi, me plot 54 hektarë tokë rreth e rrotull vilës. Pronarja Belma Simavi ka pasur oferta edhe më parë për xhirime në shtëpinë e saj, por kurrë nuk ka pranuar. Këtë herë ajo është tunduar nga shuma marramendëse. Simavi ka rrëfyer se mobiliet antike që janë shumë të kushtueshme i ka vendosur në bodrum nga frika se dëmtohen.

Pothuaj një lagje e tërë është rikonstrukturar për t’iu përshtatur skenarit të filmit, si spitali, pazari. Shtëpia është e rrethuar me dy fusha të mëdha gjuetie, me liqenin dhe me pyllin e dendur.

Tashmë, listës së vendeve turistike në Turqi i është shtuar edhe vila Korludag, streha e dashurisë së Syhanit dhe Xhesurit.

Të fundit